Loading…

Thaçi: Macron së paku po na e thotë të vërtetën, të tjerët pas shpine marrin vendime të padrejta për Kosovën

  • 12/11/2019 | 23:17

Thaçi: Macron së paku po na e thotë të vërtetën, të tjerët pas shpine marrin vendime të padrejta për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic foli edhe për liberalizimin e vizave dhe vlerësoi sinqeritetin e tij për dallim prej tjerëve, transmeton Gazeta Metro.


Presidenti kosovar Thaçi vlerësoi se Presidenti Macron meriton lëvdata për nismën e tij prej lideri botëror punon për afrimin e shteteve që kanë mosmarrëveshje.

“Nga sot mund të themi konkretisht të një rol të rëndësishëm të Presidentit Macron. Sepse Presidenti Macron sot bëri atë që do të duhej bërë liderët botërorë, të marrin iniciativa për afrimin e liderëve dhe shteteve që janë në probleme të së kaluarës për të punuar për të ardhmen. Prandaj, Kosova në çdo forum, kudo që do të përfaqësohet duhet të përfaqësohet si vend i pavarur dhe sovran”, deklaroi Thaçi.

Nga Parisi, Presidenti Thaçi i tha RTV Dukagjinit, se me homologun francez, kanë folur edhe për liberalizimin  vizave për Kosovën.

“Ajo që është shumë me rëndësi është që ne duhet t’i jemi mirënjohës presidentit Macron se së paku po na e thotë të vërtetën dhe jo sikur disa të tjerë që përballë na thonë diçka tjetër, ndërsa pas shpine marrin vendime të dëmshme dhe krejt padrejtësisht Kosovën e vonojnë për liberalizim të vizave. Kosova ka përmbushur tash e pesë vite të gjitha kriteret  për liberalizim, vonesa është duke ndodhur padrejtësisht. Shpresoj që Presidenti Macron do ta shtyjë vendimmarrjen drejt një vendimi pozitiv dhe do të krijojë unitetin evropian”, deklaroi Thaçi.

Ndryshe, në forumin e paqes që po mbahet në kryeqytetin francez, po marrin pjesë përfaqësues nga shtetet e të gjithë botës dhe liderë të rëndësishëm si Sekretari i OKB’së, Antonio Guterres e Presidentja e Komisionit Europian, Ursula va nder Leyen./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë