Loading…

Thaçi me Biden pajtohen se dialogu është zgjidhja e vetme (Foto)

  • 18/01/2017 | 23:13

Thaçi me Biden pajtohen se dialogu është zgjidhja e vetme (Foto)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden.


Përmes një statusi të publikuar në facebook, Presidenti Thaçi ka thënë se diskutuan për zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në vend dhe rajon.

Sipas Thaçit në bisedën e zhvilluar me Biden, janë pajtuar që dialogu dhe bashkëpunimi janë e vetmja rrugë për Ballkanin Perëndimor.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me të cilin biseduam për zhvillimet e fundit në rajon. Falënderova zëvendëspresidentin Biden për angazhimin e menjëhershëm të tij, por edhe të SHBA-së që të evitohen tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkroi thaçi.

“U pajtuam që dialogu dhe bashkëpunimi janë e vetmja rrugë përpara për Ballkanin Perëndimor. Prandaj, jemi të përkushtuar për dialog, për normalizim, për pajtim. HTH”, ka përfunduar Thaçi./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë