Loading…

Thaçi: Me SHBA’të do t’i përmbyllim proceset e rëndësishme – para 76 vjetëve çliroi edhe BE’në

  • 06/06/2020 | 14:51

Thaçi: Me SHBA’të do t’i përmbyllim proceset e rëndësishme – para 76 vjetëve çliroi edhe BE’në

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova do t’i përmbyllin të gjitha proceset e rëndësishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Metro.


Thaçi ka thënë se populli i Kosovës ndjehet krenar që iu takon vlerave të përbashkëta qytetëruese, liridashëse dhe paqedashëse me SHBA-në dhe popullin amerikan.

Ai tha se Kosova dhe SHBA’ja ka përfunduar projektet kapitale historike për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe do t’i përmbyllë edhe proceset tjera të rëndësishme që janë para saj.

Po ashtu Presidenti Thaçi ia ka kujtuar edhe BE’së se SHBA’ja e ka çliruar para 76 vjetëve.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Në 76 vjetorin e zbarkimit të aleatëve në brigjet e Normandisë, sot përkujtojmë me nderim burrat dhe gratë e kombeve të lira të prira nga SHBA-ja, që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë dhe të ardhmen demokratike të popujve dhe kombeve të Evropës.

6 qershori i vitit 1944, si datë themeltare për çlirimin e Evropës nga nazifashizmi, është dëshmi historike se vlera sublime e sakrificës për liri tejkalon çdo regjim dhe ideologji sunduese mbi të. Është dëshmi historike e rolit dhe përkushtimit amerikan për rrezatimin e lirisë dhe demokracisë përballë çdo autokracie e diktature, përkushtim që e kemi parë edhe ne në Kosovë më 24 mars 1999.

Po në këtë muaj, ne kujtojmë sakrificën dhe ditët e lavdishme të luftës për liri, që në qershor të 1999-ës kulmuan me zbarkimin e trupave të NATO-s të udhëhequra nga SHBA-ja, për t’i dhënë fund pushtimit dhe gjenocidit serb mbi Kosovën dhe popullin tonë.

Ndjehemi krenar që si popull i takojmë vlerave të përbashkëta qytetëruese, liridashëse dhe paqedashëse me SHBA-në dhe popullin amerikan.

Së bashku me SHBA-në kemi përfunduar projektet kapitale historike për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe do t’i përmbyllim edhe proceset tjera të rëndësishme që janë para nesh.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë