Loading…

Thaçi merr drejtimin e dialogut me Serbinë

  • 22/01/2017 | 16:33

Thaçi merr drejtimin e dialogut me Serbinë

I gjithë formati i dialogut politik me Serbinë deri sot është udhëhequr nga Kryeministri, por kjo pritet të ndryshojë, dhe të kalojë në kompetencë të Presidentit.


Hashim Thaçi, që vazhdimisht ka qenë pjesë e dialogut me Serbinë, deri në momentin kur ka kaluar në Presidencë, po rikthehet sërish aty.

Lajmi u bë i ditur nga Beogradi, por për gazetametro.net, kjo është konfirmuar edhe nga burime relevante ndërkombëtare në Kosovë.

Fillimisht mësohet se dialogu me Serbinë do të zhvillohet në nivel të përfaqësimit, President – Kryeministër, e më pas ka gjasa që të kalojë i tëri në nivel presidentësh.

Vucic sot në Beograd bëri të ditur se në takimin e radhës që do të zhvillohet në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të jetë i pranishëm edhe presidenti Tomislav Nikolic. E vet ky i fundit menjëherë foli për mediat serbe, ku tha se është pro dialogut dhe frymës paqësore në rajon.

Gazetametro.net, ka mësuar se deri te ky ndryshim i formatit të përfaqësimit ka ardhur me kërkesë të ndërkombëtarëve, për të fuqizuar sa më shumë dialogun.

Ky rezultat menjëherë është vërejtur, pasi Nikolic, nga një gjuhë luftënxitëse, me t’u ftuar për të qenë pjesë e dialogut, e ka ndryshuar retorikën, duke kërkuar që të punohet për paqe në rajon.

Në anën tjetër, kryeministri Mustafa, që nga koha kur ka ngelur vetëm pa Thaçin në përfaqësimin e Kosovës në dialogun me Serbinë, është parë i pafuqishëm, duke mos treguar asnjë rezultat progresiv, por në përkeqësim të situatës në mes të dy vendeve fqinje.

Megjithatë, as dialogu i drejtuar nga Thaçi, nuk është se ka sjell rezultate, pasi shumica e marrëveshjeve, si ajo për Asociacionin, Gjykatat në veri, dhe të tjera, ende nuk është arritur të zbatohen. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë