Loading…

Thaçi merr pjesë në inaugurimin e programit ‘Women in Energy’

  • 21/09/2019 | 08:11

Thaçi merr pjesë në inaugurimin e programit ‘Women in Energy’

Thaçi merr pjesë në inaugurimin e programit “Women in Energy” dhe në shpalljen e vitit akademik “Viti i Kosovës” në Iowa, shkruan Gazeta Metro.


Sipas njoftimit për media, Presidenti Thaçi, në fjalimin e tij në këtë ceremoni që u mbajt në kampusin e DMACC në Des Moines, Iowa, u shpreh i lumtur me programin “Women in Energy”, dhe me përfshirjen e 28 vajzave nga Kosova si studente që do të specializohen në sektorin e energjisë.

“Ky program është i veçantë në shumë rrafshe.E para, ofron përgatitje profesionale për një sektor të rëndësishëm në Kosovë, pra për sektorin e energjisë. E dyta, përkrah përfshirjen më të madhe të gruas në sektorin e energjisë duke kontribuar kështu në fuqizimin e përgjithshëm të gruas në shoqërinë kosovare. Dhe e treta, shënon zgjerimin e bashkëpunimit në mes Iowas dhe Kosovës në një sektor tjetër të rëndësishëm, atë të energjisë”, tha Presidenti Thaçi.

Duke i​u drejtuar 28 studenteve nga Kosova, presidenti Thaçi u tha se dëshiron që të përfundojnë me sukses studimet dhe të marrin rolin që u takon në shoqëri.

“Dëshiroj t’i përfundoni me sukses studimet, dhe të merrni rolin që u takon në industrinë dhe në shoqërinë në Kosovë. Ju do të jeni inspirim edhe për vajza e gra tjera në Kosovë”, ka thënë presidenti.

Presidenti Thaçi falënderoi edhe MCC të Kongresit Amerikan, projektin e tyre në Kosovë të udhëhequr nga Petrit Selimi si dhe “DMACC” për fillimin e këtij programi.

Në ceremoninë inauguruese, folën edhe Guvernatorja Kay Reynolds, Presidenti i DMACC Robert Denson, Nënkryterja e MCC Lana Stoll, Sara Olmstead dhe Petrit Selimi nga MCC në Kosovë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë