Loading…

Thaçi merr pjesë në Samitin e SEECP’së

  • 29/06/2017 | 20:13

Thaçi merr pjesë në Samitin e SEECP’së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Dubrovnik të Kroacisë, ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP-së, i njohur si Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, si dhe në Forumin “Dubrovnik 2017”.


Në Samitin e SEECP-së do të diskutohet për situatën aktuale në Evropën Juglindore dhe pas diskutimeve, shtetet anëtare do të dalin edhe me një deklaratë të përbashkët, bën të ditur Presidenca nëpërmjet një njoftimi.

Gjatë këtij Samiti, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime edhe me homologët e tij nga rajoni.

Gjithashtu, presidenti Thaçi do të marrë pjesë edhe në Forumin e Dubrovnikut, ku përveç takimeve me homologë të rajonit, do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në kuadër të këtyre ngjarjeve, presidenti Thaçi do të takohet edhe me zëvendësndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Yee, si dhe me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë