Loading…

Thaçi mesazh Kurtit: Vullneti i qytetarëve nuk përcaktohet vetëm nga një parti, e konfirmoi Kushtetuesja

  • 29/05/2020 | 11:11

Thaçi mesazh Kurtit: Vullneti i qytetarëve nuk përcaktohet vetëm nga një parti, e konfirmoi Kushtetuesja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese i ka hapur rrugë formimit të Qeverisë së re pas vendimit të mbrëmshëm, shkruan Gazeta Metro.


Thaçi në konferencën e tij para medieve ka gozhduar Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj Albin Kurti, ku tha se Gjykata Kushtetuese tregoi se vullneti i qytetarëve nuk përcaktohet vetëm nga një parti, por nga të gjitha partitë.

“Si president i vendit e mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë formimit të qeverisë së re. Kam qenë i kujdesshëm në çdo hap që kam marrë që të jetë në përputhje me Kushtetutën, kjo u konfirmua edhe mbrëmë me vendim unanim të gjyqtarëve. Kushtetuesja e konfirmoj që Kuvendi është institucioni më i lart politik në vend. U konfirmua se vullneti i qytetarëve janë të gjitha partitë, jo vetëm vullneti i një partie”, ka thënë Thaçi.

Thaci ka bërë thirrje që të ruhet rendi Kushtetues, derisa, tha se momentalisht duhet që të fokusohen në tejkalimin me sukses të pandemisë.

Kujtojmë se ditë më parë Kurti tha se nëse Kushtetuesja merr vendim në disfavor të Lëvizjes Vetëvendosje atëherë do shkelet vullneti i qytetarëve dhe paralajmëroi se protestat janë të pashmangshme nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Madje dje mbrëmë menjëherë pas mesnate Lëvizja Vetëvendosje paralajmëroi revoltë qytetare ndaj këtij vendimi.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë