Loading…

Thaçi mirëpret rezolutën “Bytyqi” nga senati amerikan

  • 23/10/2019 | 09:48

Thaçi mirëpret rezolutën “Bytyqi” nga senati amerikan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur miratimin e rezolutës “Bytyqi” nga senati i Shteteve të Bashkuara, shkruan Gazeta Metro.


Këtë e ka bërë të ditur vet presidenti përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se kjo rezolutë është një inkurajim që vendi ynë të kërkojë drejtësi për të gjitha viktimat e regjimit serb në Kosovë.

“E mirëpres miratimin e rezolutës “Bytyqi” nga Senati i SHBA-së, që shpreh pakënaqësi me vonesat që po bën Serbia në dënimin e fajtorëve për vrasjen e vëllezërve Bytyqi nga aparati shtetëror serb në vitin 1999”, ka shkruar ai.

Thaçi gjithashtu shtoi se kur është në pyetje Kosova, Shtetet e Bashkuara janë një, pa dallime partiake.

“Kjo mundëson që të shtyhet përpara çështja në instancat më të larta të SHBA-së, por gjithashtu tregon se kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një, pa dallime partiake. Për ne është inkurajim që të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat e regjimit serb në Kosovë dhe se drejtësia për vëllezërit Bytyqi më në fund do të vihet në vend”, ka përfunduar ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë