Loading…
Thaçi: Ndaj çlirimtarëve tanë po bëhet padrejtësia më e madhe, kurse kriminelët serbë po shëtisin lirshëm
  • 16/01/2019 | 13:32

Thaçi: Ndaj çlirimtarëve tanë po bëhet padrejtësia më e madhe, kurse kriminelët serbë po shëtisin lirshëm

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar sot përsëri ndaj Gjykatë Speciale, duke e lidhur kështu intervistimin e ish-komandantit të UÇK’së për rajonin e Drenicës, Sami Lushtaku, si të padrejtë dhe të pafajshëm në luftën që e ka bërë ndaj Serbisë duke mbrojtur vendin e tij, transmeton Gazeta Metro.


Thaçi ka deklaruar se nga Gjykata Speciale po bëhet padrejtësia më e madhe ndaj çlirimtarëve të UÇK’së, kurse sipas tij kriminelët serbë po shëtisin lirshëm në Serbi dhe nëpër botë.

Postimi i plotë i Thaçit:

Sot në Hagë po intervistohet bashkëluftëtari ynë Sami Lushtaku, që vjen nga rajoni i Drenicës ku forcat serbe masakruan me qindra civilë të pafajshëm dhe drejtësia ndërkombëtare as që është marrë me krimet e tyre.

Në fshatrat Likoshan e Çirez të Drenicës, më 28 shkurt 1998, forcat serbe vranë dhe masakruan 24 civilë të pafajshëm. Në Prekaz, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, forcat serbe vranë dhe masakruan 56 anëtarë të familjes Jashari. Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme të Drenicës, forcat serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu. Më 28 mars 1999, forcat serbe në fshatin Izbicë vranë dhe masakruan mizorisht 147 shqiptarë të pafajshëm. Më 5 prill 1999, në fshatin Rezallë, ushtria dhe policia serbe vranë 98 civilë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin të zhdukur. Po në muajin prill të vitit 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan edhe 54 civilë në Poklek të Ri dhe 24 civilë të tjerë në Çikatovë të Vjetër. Forcat policore dhe ushtarake serbe vranë dhe masakruan edhe qindra civilë të tjerë të pafajshëm anekënd Drenicës dhe Kosovës, por drejtësia ndërkombëtare as që ka nisur të merret me këto krime.

Sot, padrejtësisht po intervistohet një çlirimtar në Hagë, kurse kriminelët serbë vazhdojnë të shëtisin lirshëm në Serbi dhe botë. Ndaj çlirimtarëve tanë, në emër të drejtësisë ndërkombëtare po bëhet padrejtësia më e madhe, ka shkruar Thaçi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë