Loading…

Thaçi në Bruksel: BE’ja t’i përmbushë premtimet e saj për viza

  • 02/12/2019 | 21:00

Thaçi në Bruksel: BE’ja t’i përmbushë premtimet e saj për viza

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar në Bruksel, ku do të marrë pjesë në samitin ‘Ballkani Perëndimor në mes të shpresës dhe realitetit’. Ai thotë se vendi është i prirë të ecë përpara, por se BE duhet t’i përmbushë premtimet e saj për vizat, shkruan Gazeta Metro.


Para fillimit të këtij samiti, presidenti Thaçi përmes një postimi në Twitter ka kërkuar që Bashkimi Evropian të përmbushë premtimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Duhen dy për ‘tango”. Nesër do të flas në Bruksel në organizimin e ‘Miqtë e Evropës’, i dedikuar për shpresat dhe realitetin e marrëdhënieve mes Ballkanit dhe BE-së. Kosova është e prirë të ecë përpara, por duhet të shohim përmbushjen e premtimeve siç është liberalizimi i vizave”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe, presidenti Thaçi në këtë samit do të flasë për marrëdhëniet e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, si dhe për zbehjen e ndikimit evropian mbi rajonin tonë.

Po ashtu, presidenti Thaçi si pjesë e panelit do të flasë edhe për dialogun në Bruksel dhe për përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë