Loading…

Thaçi në darkë me kryediplomaten norvegjeze: Dialogu me serbët të rifillojë pa kushte

  • 24/06/2019 | 22:06

Thaçi në darkë me kryediplomaten norvegjeze: Dialogu me serbët të rifillojë pa kushte

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pasur një darkë pune me ministren e Jashtme të Norvegjisë, Ine Marie Eriksen Søreide, transmeton Gazeta Metro.


Këtë kanë bërë të ditur nga presidentenca, ku kanë njoftuar se Thaçi dhe kryediplomatja norvegjeze kanë folur për bashkëpunimin bilateral, për përkrahjen e Norvegjisë për Kosovën, si dhe për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Kosova është e përkushtuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë. Është shumë i rëndësishëm vazhdimi i dialogut, por ky dialog duhet të rifillojë pa kushtëzime”, citohet të ketë thënë Thaçi.

Ndërsa, Ministrja e Jashtme e Norvegjisë, Ine Marie Eriksen Søreide, ka theksuar se Norvegjia përkrah përpjekjet për paqe e stabilitet në rajon.

“Norvegjia mbështet dialogun dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, citon njoftimi nga Presidenca, të ketë thënë kryediplomatja norvegjeze.

Për darkën ka shkruar edhe vetë presideti Thaçi, ku ka thënë se Norvegjia e ka përkrahur Kosovën në çdo fazë të shtetndërtimit dhe vazhdon ta përkrah fuqishëm edhe në integrimin euroatlantik.

“Darkë pune me Ministren e Jashtme të Norvegjisë, Ine Marie Eriksen Søreide. Norvegjia e ka përkrahur Kosovën në çdo fazë të shtetndërtimit dhe vazhdon ta përkrah fuqishëm edhe në integrimin euroatlantik”, ka shkruar Thaçi. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë