Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar edhe presidentin e Atlantic Council, Frederick Kempe.
Ai, këtë e ka bërë të ditur përmes një publikimi në rrjetin social Facebook ku ndër të tjera shkruan se edhe Kosova aspiron të jetë pjesë e familjes euroatlantike.
“Pata kënaqësinë të takoj presidentin e Atlantic Council, Frederick Kempe. Kosova aspiron me të drejtë të jetë pjesë e familjes euroatlantike. Kjo aspiratë bashkon qytetarët e Kosovës, përtej vijave etnike dhe partiake. Atlantic Council është platformë e mrekullueshme për të promovuar këtë agjendë”, ka shkruar Thaçi./gazetametro.net