Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të kërkojë liberalizimin e vizave për Kosovën, transmeton Gazeta Metro.
Thaçi ka thënë se nga Merkel dhe Macron do të kërkojë respektimin e marrëveshjes, kosovarëve duhet t’i liberalizohen vizat.
“Në Berlin nuk do të ketë dialog dhe ballafaqim Kosovë-Serbi, ajo që pres dhe një lloj konfirmimi nga Macron dhe Merkel ta mbështesin Kosovën për liberalizimin e vizave, pasi kjo është një kontratë, nësë kjo nuk ndodhë për Kosovën ky takim është i kotë dhe shumë i zbehtë”, tha Thaçi në Zona e Debatit.
Takimi i Berlinit pritet të mbahet me 29 prill, ku dy liderët e vendit Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj pritet të jenë të pranishëm në këtë samit, po ashtu aty do të jenë edhe homologët e tyre, Aleksandar Vucic dhe Ana Brnabic./gazetametro.net
https://gazetametro.net/thaci-per-takimin-me-merkel-dhe-macron-keto-jane-3-ceshtjet-qe-do-te-bisedohen-ne-berlin/