Loading…

Thaçi ngushëllon familjen Dvorani

  • 29/11/2016 | 16:19

Thaçi ngushëllon familjen Dvorani

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka shprehur ngushëllim familjes Dvorani për humbjen e dy djemve përmes një telegrami dërguar familjes.

Përmes telegramit presidenti, ka shprehur ngushllëllimet më të sinqerta familjes Dvorani, e cila humbi dy djemet e saj, njërin 8 vjeç dhe tjeteri 5 vjeç në një aksident trafiku në Novi Sad.

Dy djemët e familjes Dvorani nga Tersteniku i Drenasit humbën jetën, gjatës rrugës se bashku me familjen për të ardhur për vizitin nga Austria në Kosovë.

“Lajmi për vdekjen e dy fëmijëve tuaj më ka pikëlluar jo vetëm mua, por mbarë shoqërinë. Ne bashkëndjejmë me dhembjen tuaj në këto momente kaq të rënda”, thuhet në telegram të presidentit drejtuar familjes Dvorani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë