Të enjten në Bruksel vazhdojnë bisedimet Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky është takimi i katërt i fazës finale për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Twitter e ka konfirmuar se është nisur për në Bruksel për një takim të cilin e ka quajtur të vështirë që do ta ketë me presidentin serb Vucic, njofton gazetametro.net.
Thaçi ka shkruar se është e domosdoshme arritja e një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve, pasi kjo hapë perspektivën për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe OKB.
“Gjatë rrugës për në Bruksel për një takim tjetër të vështirë me homologun e Serbisë, por një të domosdoshme për të arritur marrëveshjen përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse ligjore ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Vetëm kjo do të hapë perspektivën e BE-së për vendet tona dhe do të sigurojë anëtarësimin në OKB për Kosovën”, thuhet në postimin e Thaçit./gazetametro.net
On my way to Brussels for yet another difficult meeting with counterpart from Serbia, but a necessary one to achieve the final, comprehensive legally binding deal between #Kosovo and Serbia. Only this will open EU perspective for our countries and ensure UN membership for Kosovo.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) November 7, 2018