Loading…

Thaçi niset për në SHBA: Do të ketë takime me administratën Trump

  • 23/02/2020 | 12:30

Thaçi niset për në SHBA: Do të ketë takime me administratën Trump

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Washington, ku do të takojë zyrtarë të lartë të administratës amerikane, transmeton Gazeta Metro.


Para nisjes për në SHBA, presidenti Thaçi u shpreh se “Kosova është më fat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ruajnë përkushtimin për Kosovën, për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e Kosovës dhe tërë rajonit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në këtë njoftim tutje thuhet se lidershipi i Presidentit Trump, përkrahja e Sekretarit Pompeo dhe angazhimi i drejtpërdrejtë i ambasadorit Grenell, si i dërguar special, janë inkurajim për vendin tonë.

“Lidershipi i Presidentit Trump, përkrahja e Sekretarit Pompeo dhe angazhimi i drejtpërdrejtë i të Dërguarit Special, ambasadorit Grenell, janë inkurajim për ne. Jemi të bekuar me miqësinë tonë të përhershme, me raportin tonë special me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi presidenti Thaçi.

Ashtu siç bëhet e ditur, presidenti Thaçi në Washington do të ketë prezantime edhe në dy debate për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, një në Brookings Institute dhe tjetrin në Atlantic Council

Presidenti Thaçi do të flasë për të arriturat e deritashme, për prioritetet e Kosovës dhe për sfidat e mundësitë në rrugën e integrimit euroatlantik. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 06/04/2020 | 16:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë