Loading…

Thaçi: Nuk ka disponim të koalicionit për zgjedhje (Video)

  • 10/04/2017 | 21:12

Thaçi: Nuk ka disponim të koalicionit për zgjedhje (Video)

Kosova është shtet kushtetues dhe ligjor dhe duke qenë e tillë, Kosova po përçon në botë mesazhin se shteti ynë po ndërton një shoqëri të hapur, tolerante, mirëkuptuese dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut. Kështu ka deklaruar presidenti i vendit Hashim Thaci në intervistë për RTV Dukagjinin, teksa ka folur për Kushtetutën dhe shtrirjen e saj në 9-vjetorin e hartimit.


Presidenti pranon se shteti ka hasur në vështirësi në shtrirje të kushetueshmërisë në pjesën veriore të vendit, por që sipas tij tashmë akti më i lartë juridik është i zbatueshëm në tërë territorin e vendit.

Presidenti i vendit tutje ka folur edhe për krijimin e ushtrisë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, duke mos e konsideruar si dorëzim në përpjekjet e tij që ushtria të bëhet nëpërmjet ligjit.

Thaçi u ka bërë ftesë deputetëve të Kuvendit që të jenë të përgjegjshëm karshi votueseve të vet, duke iu mundësuar lëvizjen e lirë dhe atë duke ratifikuar demarkacionin.

Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, presidenti Thaçi bën të ditur se kjo do të ndodhë vetëm nëse ka vullnet të koalicionit. Ndërsa, lidhur me idenë e mbledhjes së nënshkrimeve, të iniciuar nga NISMA për Kosovën për mocion rrëzimi të qeverisë, presidenti Thaçi nuk pret që të ketë disponim për zgjedhje të reja.

Presidenti Thaçi ka ritheksuar edhe një herë se edhe Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe do të themelohet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë