Loading…

Thaçi për Lajçakun: Nuk marrë pjesë në negociata që i udhëheq ai

  • 26/05/2020 | 14:00

Thaçi për Lajçakun: Nuk marrë pjesë në negociata që i udhëheq ai

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar rreth procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kërkesën e emisarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, për rinisje të negociatave, transmeton Gazeta Metro.


I pari i shtetit ka njoftuar se deri më sot nuk ka pranuar asnjë telefonatë nga Lajçak, duke shtuar se nuk pranon që të përfshihet në një process negociator të cilin do ta udhëheqë sllovaku.

Ai tutje është shprehur se beson në rolin udhëheqës të SHBA’së, derisa ka thënë se është i gatshëm të marrë pjesë në Samitet që ftohen nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

“Kam besim të plotë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se këtë proces duhet ta përmbyllim suksesshëm, siç kanë përmbyllur suksesshëm shumë marrëveshje. Pa një rol udhëheqës të SHBA’ve s’mund të përmbyllen problemet mes Kosovës dhe Serbisë.

Është inkurajues çdo vullnet që tregohet nga BE’ja, por të them të drejtën personalisht unë s’jam në kontakt me z. Lajcak.

Z.Kurti është në kontakt me të që 3 muaj, dhe nuk e di sa larg kanë shkuar treshja Kurti-Lajcak-Borell.

Kosova është vend i lirë, dhe përballë do të kemi dy negociator që nuk e njohin Kosovën si shtet, madje Lajcak ka votuar edhe kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Personalisht si president i përgjigjem çdo ftese sa i përket Samiteve nga Merkel apo Macron, por nuk e kam vullnetin që të participojë në procesin e negociatave që udhëheq Lajcak”, ka thënë presidenti Thaçi. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë