Loading…

Thaçi për Specialen: Kjo veç gjykatë që ndan drejtësi nuk është

  • 03/11/2021 | 21:41

Thaçi për Specialen: Kjo veç gjykatë që ndan drejtësi nuk është

Analisti Jusuf Thaçi thotë se Gjykata Speciale nuk është gjykatë që ndan drejtësi. Komentet Thaçi i bëri në emisionin Pressing në T7

“Presioni ndërkombëtar për themelimin e kësaj gjykate atëher ka përdor argumentin më vetërrënues që mundet me përdor njeri. Pra ideja e superthjeshtume ka qenë, o themelone ju këtë Gjykatë ose do ta bëjnë Gjykatën në Këshillin e Sigurimit të OKB’së Rusia dhe partnerët e saj.”, thotë Thaçi.

“Ky ka qenë argument vetërrënues sepse drejtpërdrejt ka treguar se s’janë tu fol për Gjykatë që ndan drejtësi. Po qe fjala për Gjykatë që ndan drejtësi ç’rëndësi ka kush e themelon? Pra një gjykatë që ndan drejtësi bazuar në fakte në prova ligje, konventa e tjera ka pak rëndësi se kush e themelon e ku vepron sepse ajo ndan drejtësi”, shpjegon Thaçi.

“Ku ka qenë interesi i Rusisë dhe Serbisë që me na mundësu neve mundësinë qe ne me themelu këtë Gjykatë?’, pyet ai.

“Kjo veç gjykatë që ndan drejtësi nuk është. Është gjykatë puro politike, na kanë treguar që në fillim”, theksoi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë