Loading…

Thaçi për takimin me Merkel dhe Macron: Këto janë 3 çështjet që do të bisedohen në Berlin

  • 18/04/2019 | 21:33

Thaçi për takimin me Merkel dhe Macron: Këto janë 3 çështjet që do të bisedohen në Berlin

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka zbuluar detaje të reja para takimit të Brukselit i cili do të mbahet me 29 prill, ai tha se në këtë takim nuk do të ketë dialog mes Kosovës dhe Serbisë, por se do të kërkon nga Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron të liberalizojnë vizat për kosovarët, ta bindin Serbinë ta njoh Kosovën dhe ta pranojë gjenocidin që ka bërë në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Thaçi ka zbuluar 3 çështjet kryesore kryesore që do t’i bisedoj me kancelaren Merkel dhe presidentin Macron:

  1. Të liberalizojnë vizat për Kosovën, ta respektojnë marrëveshjen që e kanë pasur;
  2. Pesë vendet anëtarë të BE’së që nuk e kanë njohur Kosovën, të binden nga Merkel dhe Macron
    ta njohin sa më shpejt pavarësinë e Kosovës;
  3. Ta bindin Serbinë ta njeh pavarësinë e Kosovës dhe t’i bëjnë presion Serbisë ta pranojë gjenocidin që ka bërë  në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.

Thaçi ka thënë është një rritje e madhe e interesimit të Gjermanisë dhe Francës për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë, por ai tha se ky takim mund të jetë zhgënjyes.

“Është një rritje interesimit e Gjermanisë dhe Francës, një takim normal sikurse takimet tjera që kanë ndodhur, takim që mundet të hap mundësi dhe mund të jetë zhgënjyes në të njejtën kohë….Procesi i Berlinit e ka ruajtur vëmendjen e Berlinit për Kosovën dhe Ballkanin, nuk ka qenë efektiv për ato që kemi pritur, sa do të jetë konkret dhe efektiv mbetet për t’u parë…..Kosova do ta thotë zërin e vet opinion e vet, secili shtet do t’i jep opinionet e veta në Berlin”, tha Thaçi, transmeton Gazeta Metro.

Thaçi tha se asnjë proces i rëndësishëm në Ballkan, në 30 vitet e fundit nuk është kryer pa ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

‘”Asnjë process ne Ballkan nuk është kryer pas SHBA, e as që do të kryhet, por edhe Gjermania dhe Franca janë partneritet strategjik i Kosovës, në Berlin do të ndodhë një takim krejt rutin dhe normal dhe nuk do të ketë diçka konkrete, nuk do të ketë një dialog mes Kosovës dhe Serbisë, por vetëm një takim i vullnetit të mirë”, tha Thaçi në Zona e Debatit.

Sipas presidentit Thaçi në Berlin nuk do të ketë ballafaqim Kosovë – Serbi, mirëpo pret nga Macron dhe Merkel ta mbështesin Kosovën në liberalizimin e vizave, të bindin Serbinë ta njeh pavarësinë e Kosovës dhe të pranojë gjenocidin që ka bërë në territorin e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

“Në Berlin nuk do të ketë dialog dhe ballafaqim Kosovë-Serbi, ajo që pres nga konfirmimi nga Macron dhe Merkel ta mbështesin Kosovën për liberalizimin e vizave, pasi kjo është një kontratë, nësë kjo nuk ndodhë për Kosovën ky takim është i kotë dhe shumë i zbehtë…..Nga Macron dhe Merkel dhe vendet e tjera do ta kërkojë që ta bindin Serbinë që ta njohin pavarësinë e Kosovës, ta pranojnë gjenocidin që kanë bërë ndaj qytetarëve të pafajshëm”, tha Thaçi.

Takimi i Berlinit pritet të mbahet me 29 prill, ku dy liderët e vendit Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj pritet të jenë të pranishëm në këtë samit, po ashtu aty do të jenë edhe homologët e tyre, Aleksandar Vucic dhe Ana Brnabic./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë