Loading…
Thaçi për taksën: Për pak dëm që ia kemi bërë Serbisë, kemi marrë flakaresh nga SHBA’ja
  • 12/02/2019 | 22:25

Thaçi për taksën: Për pak dëm që ia kemi bërë Serbisë, kemi marrë flakaresh nga SHBA’ja

Thaçi, ka thënë se nuk është menduar asnjëherë që Kosova mund të vijë në pozicion kur në diskutim do të vinte marrëdhënia e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Gazeta Metro.


Presidenti Hashim Thaçi duke folur për taksën e vënë për produktet serbe, ka pranuar se Serbisë i është bërë dëm, por për të cilin nuk e vlen barra qiranë.

“Nuk besoj që ka lider në Kosovë që ndihet mirë që e kemi dëmtuar Serbinë pak milionë euro dhe e kemi fituar një flakaresh nga SHBA”, ka thënë Thaçi në RTSH.

“Kosova nuk duhet të jetë ajo që krijon pengesa në procesin e dialogut. Besoj se në ditët dhe javët e ardhme do të gjendet një zgjidhje kreative”, ka thënë Thaçi, duke folur për kërkesën që ka bërë SHBA që taksa të pezullohet.

“Asnjë dëm në raport me Serbinë nuk e justifikon dëmtimin e raportit me SHBA-në”.

Sa i përket telefonatës që ka pasur me Këshilltarin për Siguri të SHBA-së, John Bolton, Thaçi është shprehur: “Bolton ka kërkuar pezullimin e taksës dhe hapjes së mundësisë për dialog. Ai ka theksuar se SHBA-së po i humb durimi”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë