Loading…

Thaçi për zgjedhjet: Vendi të ecë më shpejt

  • 26/04/2017 | 11:10

Thaçi për zgjedhjet: Vendi të ecë më shpejt

Presidenti Hashim Thaçi, sot ka folur për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. Ai në një konferencë të shkurtër për media, edhe pse është treguar i rezervuar të flas për këtë temë, indirekt ka dhënë mesazhin se është pro dhënies fund të këtij koalicioni.


Thaçi ka thënë se ai si president vepron sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, e u takon partive politike të vendosin për këtë. Por, ai edhe ka thënë se kjo qeveri nuk është duke mundur t’i lëvizë gjërat me ritmin e duhur, shkruan gazetametro.net.

“Për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme, unë respektoj kushtetutën dhe mandatin ligjor, ndërsa është nën vullnetin e partive politike nëse duan zgjedhje të parakohshme. Unë do të respektoj marrëveshjen politike dhe do t’i kryejë obligimet e mia kushtetuese”.

“E potencova, sa i përket qëndrueshmërisë dhe funksionalitetit, janë partitë që përbëjne koalicionin ato që marrin qëndrime, zotimet por edhe përgjegjësit, dhe që bëjnë vlerësimin e punës”.

“Por si president i vendit theksoi se Kosova duhet të lëvizë më shpejt, më mirë dhe në mënyrë më efikase drejtë konsolidimit të shtetit, forcimit të ekonomisë dhe përspektivës euroatlantike”, ka thënë Thaçi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë