Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka vlerësuar si një hap të qëlluar Miratimin e Projektligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale nga Kuvendi.
Thaçi ka thënë se një miratim i tillë do të forcojë edhe më tutje sundimin e ligjit në Kosovë, përcjell gazetametro.net
“Me këtë Projektligj, Kosova po përmbush standardet dhe vlerat evropiane, duke ndihmuar përshpejtimin e rrugës sonë të pakthyeshme në BE”, ka shkruar ai.
Edhe ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie deklaroi se Kuvendi sot mori një hap konkret për të luftuar korrupsionin, me miratimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.
Miratimin e këtij ligji, tash e një kohë janë duke e kërkuar ambasadorët e shteteve mike, në veçanti ambasadori britanik, Ruairi, O’Connell dhe ai amerikan, Greg Delawie.
Deputetët fillimisht kishin refuzuar të jepnin votat e tyre për këtë ligj, por në fund ata duket të jenë dorëzuar përballë presionit të ndërkombëtarëve. /gazetametro.net