Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me liderë fetarë kosovarë, ka pritur zyrtarin e lartë të Selisë së Shenjtë, Monsignor Vincenzo Paglias.
Paglia është edhe themelues i Komunitetit të Shën Exhidios, dhe sipas Thaçit, ai ishte mik i Kosovës në kohëra të vështira dhe i tillë vazhdon të jetë edhe sot.
‘Ishte kënaqësi dhe nder që së bashku me liderë fetarë të Kosovës, t’i uroj mirëseardhje Monsignor Vincenzo Paglias, themelues i Komunitetit të mirënjohur të Shën Exhidios dhe zyrtar i lartë në Seli të Shenjtë. Ishte mik i Kosovës në kohëra të vështira, është mik i vërtetë i Kosovës sot’, ka thënë Thaçi.
Ndërkaq, vlen të theksohet se Vatikani, ku edhe gjendet Selia e Shenjtë, nuk e ka njohur akoma pavarësinë e Kosovës./gazetametro.net