Loading…

Thaçi: Qëndroni në shtëpi dhe FSK nuk do të ketë nevojë të aktivizojë Batalionin e Mjekësisë

  • 26/03/2020 | 16:52

Thaçi: Qëndroni në shtëpi dhe FSK nuk do të ketë nevojë të aktivizojë Batalionin e Mjekësisë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se nëse qytetarët qëndrojnë në shtëpi, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), nuk do të ketë fare nevojë që ta aktivizojë Batalionin e Mjekësisë, të cilin e ka vizituar sot, shkruan Gazeta Metro.


Hashim Thaçi sot së bashku me komandantin e FSK’së, Rrahman Rama, kanë vizituar Batalionin e Mjekësisë së Ushtrisë, ku edhe ka shpërndarë disa fotografi nga atje.

”Nëse ju qëndroni në shtëpi, Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të ketë fare nevojë ta aktivizojë Batalionin e Mjekësisë, të cilin sot e vizitova bashkë me komandantin Rrahman Rama. Por, në rast nevoje, Batalioni i Mjekësisë së FSK-së do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. Forca e Sigurisë është e gatshme t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve në luftimin e pandemisë COVID19”, ka shkruar Thaçi.

Kujtojmë që në Kosovë deri tani kanë dalë 71 qytetarë pozitiv me koronavirus dhe shumica prej tyre po shërohen në Klinikën Infektive në QKUK.

Më poshtë keni statusin e plotë të tij. /gazetametro.net

Nëse ju qëndroni në shtëpi, Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të ketë fare nevojë ta aktivizojë Batalionin e Mjekësisë,…

Posted by Hashim Thaçi on Thursday, 26 March 2020

Më të fundit
...
  • 28/05/2020 | 23:19
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë