Loading…

Thaçi: Qytetarët e Kosovës janë njëzëri për anëtarësim në NATO dhe BE

  • 12/09/2019 | 16:36

Thaçi: Qytetarët e Kosovës janë njëzëri për anëtarësim në NATO dhe BE

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar nga Japonia se tanimë qytetarët e Kosovës janë njëzëri për anëtarësim në NATO dhe BE, transmeton Gazeta Metro.

Thaçi i cili po qëndron në Japoni në kuadër të një vizite zyrtare, ka thënë se tani 20 vite pas luftës dhe 11 vite pas pavarësisë Kosova është drejt rrugës drejt për në NATO dhe BE.

Ai ka thënë se Kosova po punon për ta mbyllë kapitullin e tragjedive të së kaluarës dhe tani po ndërton kapitullimin e zhvillimit.

Postimi i plotë:

Diskutime përmbajtësore në Institutin Japonez për Marrëdhënie Ndërkombtare ku fola për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në tërë rajonin e Europës Juglindore. Njëzet vite pas përfundimit të luftës dhe njëmbëdhjetë vite pas pavarësisë, Kosova është në rrugë të drejtë drejt NATO-s dhe BE-së. Qytetarët e Kosovës janë njëzëri për anëtarësim në NATO dhe BE. Gjithashtu, shpreha faktin se Kosova po punon që të mbyllë kapitullin e tragjedive të së kaluarës dhe të ndërtojë kapitullin e zhvillimit, prosperitetit dhe integrimeve euro-atlantike. ./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë