Loading…

Thaçi: Qytetarët në Maqedoni të mos bien pre e provokimeve

  • 27/04/2017 | 23:01

Thaçi: Qytetarët në Maqedoni të mos bien pre e provokimeve

Pas reagimeve të shumta për gjendjen në Maqedoni, vjen edhe reagimi i presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi.


“Po i përcjell me shqetësim ngjarjet në Republikën e Maqedonisë. E përshëndes zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit maqedonas, z. Talat Xhaferi, dhe apeloj tek të gjithë që të përmbahen nga veprimet e dhunshme dhe shpresoj që qytetarët atje të mos bien pre e provokimeve” ka thënë Thaçi në postimin e tij në Facebook.

Gjithashtu Thaçi ka shtuar, se stabiliteti dhe funksionimi i institucioneve demokratike të Republikës së Maqedonisë është interes i qytetarëve të saj, por edhe i gjithë rajonit.

“Natyrisht se për shqiptarët e Maqedonisë zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është korniza e duhur e cila siguron funksionimin demokratik të shtetit fqinj, të cilin dëshiroj ta shoh sa më shpejt të anëtarësuar në NATO dhe BE”, është shprehur Thaçi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë