Loading…
Thaçi: Radojicic e ka vrarë Oliver Ivanovicin
  • 14/03/2019 | 22:32

Thaçi: Radojicic e ka vrarë Oliver Ivanovicin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se prapa vrasjes së ish-liderit serb, Oliver Ivanovic, qëndron “bosi” i krimit në veri, Millan Radojicic,  transmeton Gazeta Metro.


Duke folur në emisionin Zona e Debatit, presidenti Thaçi ka thënë se të gjitha indikacionet e instancave të sigurisë së Republikës së Kosovës, të çojnë tek ai i cili është organizator i vrasjes së Ivanovicit.

“Të gjitha indikacionet e instancave të sigurisë së Republikës së Kosovës të çojnë tek ai i cili është njëri prej organizatorëve të vrasjes së Oliver Ivanovicit dhe është në autoritetin e institucioneve përkatësë të Republikës së Kosovës, ndërmarrja e veprimeve.”, ka thënë Thaçi, përcjell Gazeta Metro.

Tutje, presidenti ka theksuar se është me rëndësi jetike për Kosovën që kjo vrasje të zbardhet, derisa ka thënë se e gjithë bota duhet të dijë se hetimet tregojnë se urdhërues i vrasjes së ish-liderit serb, është pushteti aktual në Beograd.

“Është me rëndësi jetike për shtetin e Kosovës që ajo vrasje të zbardhet dhe të gjitha drejtimet apo pistat çojnë që urdhërues i vrasjes se Ivanovicit është pushteti aktual në Beograd dhe bota këtë fakt duhet ta dijë”, ka shtuar tutje ai.

Millan Radojicic njihet si lideri i serbëve në veri dhe bosi i krimit në veri që bashkëpunon me strukturat paralele atje. Ai njihet për një koordinim shumë të mirë me Qeverinë në Beograd.

Së fundi, Radojicicit i është lëshuar një fletarrest nga Prokuroria e Kosovës, ky është i dyshuar se është vrasësi kryesor i Ivanovicit.

Ai njihet si një person shumë i afërt me kryeminstrin e tanishëm, Haradinaj, madje ai e ka vizituar atë edhe në zyrën e tij./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë