Loading…

Thaçi: Remzi Hoxha kishte videon e takimit Berisha-Milloshevic-Gligorov, ja çfarë më tregoi gazetari Ali Uka

  • 22/10/2019 | 23:15

Thaçi: Remzi Hoxha kishte videon e takimit Berisha-Milloshevic-Gligorov, ja çfarë më tregoi gazetari Ali Uka

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Remzi Hoxha kishte videon e takimit Berisha-Milloshevic-Gligorov, shkruan Gazeta Metro.


Survejimi i Remzi Hoxhës, është lidhur me një takim të mundshëm mes presidentit shqiptar të kohës Sali Berisha, presidentit serb Slobodan Millosheviq dhe atij maqedonas Kiro Gligorov.

Ajo që flitet prej afro tri dekadash është se Remzi Hoxha i ka filmuar, por prova për zhvillimin e takimit nuk janë zbuluar kurrë. I vetmi për të cilin thuhet se kishte informacione të sakta lidhur me këtë episod ishte gazetari Ali Uka.

Ai, do të masakrohej në apartamentin ku jetonte në Tiranë në rrethana të mistershme.

“Sipas Ali Ukës që fliste hapur në atë kohë me mua, arsyeja e vrasjes ishte ajo se Remzi Hoxha kishte arritur të siguronte një dëshmi, video incizim të një takimi të fshehtë mes Sali Berishës dhe Slobodan Millosheviqit dhe Gligorovit në Ohër. Mendoj se dy njerëz e kanë pasur atë video, Azem Hajdari dhe Ali Uka, asnjëri prej tyre nuk jeton, dhe këtë mund ta thotë vetëm, Sali Berisha se ku ndodhet”, tregon ish–Udhëheqësi Politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, për Top  Story në Top Channel.

“Në një nga udhëtimet që babi kishte bërë me Shefqet Maliqin dhe Basri Zukën, në kuadër të sindikatës, në të kthyer nga Tushëmishti për në Shën Naum. Me të mbërrirë në kufi, polici u thotë që duhet të shkonin nga ana tjetër, nga Qafë Thana pasi kufiri ishte mbyllur. Në të kthyer i ndalon një polic civil dhe u thotë që duhet të ndaloni derisa të kalojë konvoji i presidentit. Në lajmet kryesore del si informacion që Slobodan Millosheviq takohet me Gligorovin në Shën Naum. Në të njëjtën kohë e bëjnë lidhjen që edhe Berisha paska shkuar në atë takim”, tregon Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës.

Pra, sipas Thaçit, Remziu dhe dy miqtë e tij, ishin shkëmbyer me eskortën e presidentit Berisha pranë pikës kufitare me Maqedoninë në të njëjtën ditë kur u zhvillua takimi Millosheviq-Gligorov fare pak kilometra më larg.

E izoluar nga të gjitha anët, prokuroria vendos edhe njëherë të arkivojë dosjen në datën 10 tetor të vitit 1997.

Disa muaj para asaj dite, në 29 korrik të atij viti, në Tiranë do të masakrohej në banesë gazetari Ali Ukaj, i njohur si zëdhënës i UÇK-së.

Disa muaj para asaj dite, në 29 Korrik të atij viti, në Tiranë do të masakrohej në banesë gazetari Ali Ukaj, i njohur si zëdhënës i UÇK-së.

“Është enigmatike vrasja e Aliut sepse qëndroi deri në orët e vona me këshilltarë të Berishës dhe në mëngjes u gjet i vdekur nga një i afërm i tij që u akuzua në Tiranë por me urdhër të Berishës u lirua shumë shpejt nga burgu, drejt Zvicrës dhe sot e kësaj dite nuk është dënuar”, tregon Thaçi.

“E njihte dhe personalisht Remzi Hoxhën dhe kishte tentuar të hulumtonte për të publikuar një histori në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e tij”, rrëfen gazetari Hoxha.

“Ali Uka në atë kohë përgatiste temën e diplomës, në fund korrikut 1997, dhe më ka rrëfyer drejtpërdrejt se ai mendonte të përgatiste dhe botuar në Gazetën Shqiptare ku punonte një fejton për vrasjen e Remzi Hoxhës, për komunikimet që kishte me Azem Hajdarin”, tregon Hashim Thaçi.

Për vrasjen u arrestua kushëriri i tij Selman Ukaj. Në mënyrë të beftë, gjykata e cilëson të papërgjegjshëm mendërisht dhe e shtron në psikiatri. Pas pak kohësh Selmani arratiset drejt Zvicrës, ku mendohet se jeton sot e kësaj dite.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë