Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 21 vjetorin e rënies, ka kujtuar Ismet Jasharin – Komandant “Kumanovën”, të cilin e ka quajtur si njëri nga luftëtarët më të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.
Në përvjetorin e rënies së Komandant Kumanovës është vendosur edhe busti në oborrin e shkollës në fshatin e tij të lindjes, Javor.
“Sakrifica e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është dëshmia më e mirë e vlerave kombëtare të luftës sonë, së cilës iu bashkuan luftëtarë nga të gjitha trojet shqiptare”, ka shkruar Thaçi në rrejtin social Facebook./gazetametro.net