Loading…

Thaçi: Se jemi për dialog dhe paqe e dëshmuam edhe në Rambuje

  • 06/02/2017 | 18:20

Thaçi: Se jemi për dialog dhe paqe e dëshmuam edhe në Rambuje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar sot konferencën e Rambujesë e cila ka ndodhur 18 vite më parë.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se në konferencën e parë ndërkombëtare me përfaqësim gjithëpërfshirës, Kosova ka dëshmuar se është për dialog dhe paqe.

”Konferenca e Rambujesë, 18 vjet më parë, ishte konferenca e parë ndërkombëtare me përfaqësim gjithëpërfshirës të Kosovës. Edhe atëherë dëshmuam se jemi për dialog dhe paqe, duke besuar në vlerat evropiane dhe në përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Ne iu kemi qëndruar besnikë këtyre vlerave, të cilat i kemi shndërruar në udhërrëfyes për rolin dhe angazhimin e shtetit tonë si anëtar konstruktiv i bashkësisë ndërkombëtare dhe model për ndërtimin e paqes. Kjo konferencë ishte pikënisje e çlirimit dhe më pas e pavarësimit të Kosovës”, ka shkruar më tej ai./Gazetmetro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë