Loading…
Thaçi: Serbia do të jetë e detyruar ta njohë Kosovën
  • 14/03/2019 | 21:22

Thaçi: Serbia do të jetë e detyruar ta njohë Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zbuluar detaje të reja nga takimi me zyrtarët amerikanë dhe premtimet që kanë dhënë ata për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, transmeton Gazeta Metro.


Thaçi ka thënë se Kosova duhet që t’i kthehet tavolinës së bisedimeve në Bruksel, pasi Serbia do të jetë e detyruar ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Serbia nga dialogu me Kosovën është e detyruar që ta njeh pavarësinë e Kosovës nga bisedimet në Bruksel”, tha Thaçi në Zona e Debatit.

Thaçi ka ftuar partitë e koalicionit qeverisës që të gjejnë zgjidhje për bllokadën që kanë krijuar me vendosjen e taksës ndaj Serbisë, duke thënë që Kosova duhet t’i rikthehet dialogut, transmeton Gazeta Metro.

Sipas tij sa më tepër që të shtyhet dialogu aq më inkurajues do të jetë Beogradi zyrtar duke fajësuar Kosovën se po bllokon dialogun.

“Sa më tepër të shtyhet dialogu, aq më inkurajues do të jetë Serbia se po bllokon dialogun, pas më shumë se 20 vite Serbia është gati për marrëvëshje dhe për dialog, por Kosova është në një moment bllokues”, tha Thaçi.

Thaçi ka treguar se takimet që ka pasur deri tani, për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë mbështetje të fuqishme ka marrë nga Amerika, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Holanda si dhe shumë vende mike të Kosovës. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë