Loading…

Thaçi shprehet i shqetësuar me kushtet e punëtorëve kosovarë

  • 01/05/2018 | 13:54

Thaçi shprehet i shqetësuar me kushtet e punëtorëve kosovarë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e ditës së punëtorëve, 1 Majin, ka folur për gjendjen e punëtorëve në Kosovë.


Thaçi ka thënë se ndan shqetësimin me të gjithë punëtorët dhe se i bashkohet kërkesave të tyre për kushte më të mira të punës dhe për më shumë të drejta për punëtorët, shkruan gazetametro.net.

“Duke ua uruar të gjithëve festën, unë ndaj shqetësimin me të gjithë punëtorët, si të sektorit publik, ashtu edhe të atij privat, si dhe u bashkohem kërkesave të tyre për kushte më të mira të punës dhe të drejta më shumë për punëtorët”, ka thënë presidenti.

Gjithashtu, ai ka shfrytëzuar këtë ditë për t’i përmendur arritjet që kanë përmiësuar gjendjen e punëtoreve, por ai ka shtuar se kërkohet një zbatim dhe monitorim më i mirë i tyre i ligjeve moderne për të drejtat e punëtorëve.

“I kemi rritur disa herë pagat dhe tash ato janë pothuajse në nivel të barabartë me vendet e rajonit. Kemi hartuar ligje moderne që mbrojnë të drejtat e punëtorëve, por kërkohet një zbatim dhe monitorim më i mirë i tyre”.

Ndryshe, në kohën kur mijëra qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur bregdetin për 1 Maj, mijëra të tjerë kanë dalur në rrugët e kryeqytetit për të prostestuar për kushtet e punëtorëve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë