Loading…
Thaçi s’ja u prish amerikanëve: Betimi i anëtarëve të rinj të KQZ’së bëhet të enjten
  • 26/03/2019 | 13:40

Thaçi s’ja u prish amerikanëve: Betimi i anëtarëve të rinj të KQZ’së bëhet të enjten

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas kërkesave të Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë, që menjëherë të bëhet emërimi i anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës (KQZ), duke thënë se këtë javë do të përfundon gjithçka, transmeton Gazeta Metro.


Kjo gjë u bë e ditur përmes një komunikate nga Zyra e Presidentit të Kosovës, duke thënë se pas përmbylljeve të të gjitha procedurave këtë të enjte do të emërohen anëtarët e rinj të KQZ’së.

“Pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë, këtë javë do të emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së. Anëtarët e rinj të KQZ-së, të enjten më 28 mars 2019, do ta bëjnë betimin para presidentit Thaçi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Kjo vjen pak kohë pasi Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shprehu shqetësimin e aj për vonesën e emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës, gjë e cila po e pamundëson funksionalizimin e këtij institucioni.

“E nxisim presidentin Thaçi që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit në KQZ për t’ia kthyer këtij institucioni aftësinë për të punuar në mënyrë të besueshme dhe të pavarur për të mirën e popullit të Kosovës, përfundon Deklarata e Ambasadës së SHBA”, u tha në reagimin e ambasadës së SHBA-së në Kosovë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë