Loading…

Thaçi takohet me Dakën: Flitet për hapjen e rrugës drejt formimit të Qeverisë së re

  • 29/10/2019 | 15:48

Thaçi takohet me Dakën: Flitet për hapjen e rrugës drejt formimit të Qeverisë së re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, me të cilën ka biseduar për procesin e certifikimit të zgjedhjeve për t’i hapur rrugën formimit të Qeverisë së re, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një njoftimi nga Zyra e Presidencës, bëhet i ditur ky takim, në të cilin Daka ka njoftuar presidentin për procesin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultatit zgjedhor.

Nga ana tjetër, Thaçi ka vlerësuar kryetaren Daka për punën, integritetin dhe profesionalizmin e KQZ’së në menaxhimin e procesit të përgjithshëm elektoral.

Zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 6 tetor kanë përfunduar me fitoren e dy partive opozitare, ku më e votuara doli Lëvizja Vetëvendosje duke lënë në vendin e dytë Lidhjen Demokratike dhe në vendin e tretë Partinë Demokratike të Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë