Loading…

Thaçi takohet me delegacionin e komunitetit egjiptian

  • 26/06/2019 | 11:35

Thaçi takohet me delegacionin e komunitetit egjiptian

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim një delegacion të komunitetit egjiptian, të kryesuar nga deputeti Veton Berisha i Partisë Liberale Egjiptiane, shkruan Gazeta Metro.


Ai e ka uruar këtë komunitet për Javën Egjiptiane, 24 Qershorin, i cili nga ky vit është zyrtarisht Ditë Memoriale e Egjiptianëve, si dhe për aktivitetet e shumta gjatë javës së kaluar.

“Një prej të arriturave më të mëdha të Kosovës është integrimi i komuniteteve në shoqëri”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, deputeti Veton Berisha theksoi se Republika e Kosovës është shtet i gjithë egjiptianëve që jetojnë këtu dhe të gjithë janë të interesuar që të kontribuojnë sa më shumë që munden.

Presidenti Thaçi i falënderoi pjesëtarët e komunitetit egjiptian për kontributin e vazhdueshëm në shoqërinë tonë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë