Loading…

Thaçi takohet me presidentin e Malit të Zi: Përkrahja e Djukanovic inkurajuese

  • 11/09/2018 | 17:28

Thaçi takohet me presidentin e Malit të Zi: Përkrahja e Djukanovic inkurajuese

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me atë të Malit të Zi, Millo Djukanovic.


Ata kanë biseduar për raportet bilaterale mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, transmeton gazetametro.net

”Sot pata kënaqësinë të takohem me Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në Podgoricë. Biseduam për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për thëllimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat institucionale dhe shoqërore”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ata gjithashtu diskutuan edhe për përpjekjet rajonale dhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit.

”Diskutuam edhe për zhvillimet rajonale dhe për përpjekjet për forcimin e paqes dhe stabilitetit, si dhe për të ardhmen euroatlantike të rajonit si tërësi”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi vlerësoi si inkurajuese mbështetjen e Djukanovic’it për përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

”Ishte inkurajuese përkrahja e presidentit Gjukanoviq për përpjekjet e shtetit të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, që përmes negociatave dhe në mënyrë paqësore të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dyja palët. Marrëveshja ndërshtetërore Kosovë – Serbi do të jetë një kontribut shtesë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, si dhe për perspektivën e përbashkët evropiane.” /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë