Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi është takuar sot me Princin Albert II në Pallatin Principal të cilin e ka falenderuar për pëkrahjen e vazhdueshme që vendi i tij i ka dhënë Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Thaçi ka thënë se Monako e ka përkrahur Kosovën për anëtarësime në organizata ndërkombëtare dhe në forume sportive.
“Kosova e ka gëzuar gjithnjë përkrahjen e Monakos, sidomos për anëtarësime në organizata ndërkombëtare dhe në forume sportive”, ka shkruar Presidenti në Facebook.
Ky është shkrimi i plotë:
Në një takim me Princin Albert II në Pallatin Principal, i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, e falënderova Princin e Monakos për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.
Kosova e ka gëzuar gjithnjë përkrahjen e Monakos, sidomos për anëtarësime në organizata ndërkombëtare dhe në forume sportive.
Forumi Ndërkombëtar “Paqja dhe Sporti” na bëri sivjet bashkë edhe në Principatën e Monakos, ku mbrëmë fola për sukseset e vajzave dhe djemve të talentuar të Kosovës në sporte të ndryshme, duke lartësuar flamurin tonë në çdo cep të botës. HTH/gazetametro.net