Loading…

Thaçi takohet me Ramën në Tiranë

  • 18/11/2019 | 15:50

Thaçi takohet me Ramën në Tiranë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kryeministrinë  e Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë, transmeton Gazeta Metro.


Thaçi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ku ka njoftuar se me Ramën kanë diskutuar për avancimin e bashkëpunimit për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e të dy shteteve.

“Gjatë qëndrimit në Tiranë takova edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Kujtojmë se Thaçi para disa jave kishte dalur kundër nismës së kryeministrit RAma dhe duke kritikuar pjesëmarrjen e Shqipërisë pa Kosovën në samitin për minishengenin ballkanik në Ohër./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë