Loading…

Thaçi takon ministrin e Jordanisë

  • 07/12/2016 | 12:02

Thaçi takon ministrin e Jordanisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot u takua me ministrin e Punëve të Brendshme të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Salameh Hammad.


Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në fushën e sigurisë dhe për mundësinë e intensifikimit të shkëmbimit të përvojave në këtë sektor.

I pari i vendit ka theksuar se dy shtetet ndajnë vlerat e njejta, por edhe rreziqet, të cilat janë të ndërlidhura me kërcënimet të grupeve terroriste.

“Rreziqet e juaja janë rreziqet tona. Prandaj, bashkëpunimin tonë duhet ta shtrijmë në të gjitha nivelet e sigurisë”, ka theksuar presidenti.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Brendshme i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Salameh Hammad, ka përcjellur përshëndetjet e Lartmadhërisë së Tij, mbretit Abdullah II.

Hammad ka thënë se marrëdhëniet e mira ndërmjet mbretit Abudallah dhe presidentit Thaçi po reflektohen në marrëdhënie të mira ndërmjet dy shteteve në të gjitha nivelet institucionale.

Ministri i Jordanisë tregoi se nga vizita në Kosovë kanë dalë shumë propozime konkrete për bashkëpunim ndërmjet të gjitha organeve të sigurisë.

Thaçi ka falënderuar Jordaninë për mbështeten që i ka dhënë Kosovës në procesin e njohjes dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Ndërkaq, ministri Hammad, në emër të mbretit Abudallah II, ka ftuar presidentin Thaçi që ta vizitojë Jordaninë në fillim të vitit të ardhshëm.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë