Loading…

Thaçi takon senatorin McCain, bisedojnë për themelimin e Ushtrisë së Kosovës

  • 11/01/2017 | 21:43

Thaçi takon senatorin McCain, bisedojnë për themelimin e Ushtrisë së Kosovës

Presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi,  gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka zhvilluar një takim me senatorin John McCain.


Në këtë takim është biseduar për zhvillimet në rajon dhe më gjerë si dhe për domosdoshmërinë e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, shkruan gazetametro.net.

“Një çështje konkrete për të cilën diskutuam dhe për të cilën u pajtuam, ishte domosdoshmëria e themelimit të ushtrisë së Kosovës, e cila është jetike për ruajtjen e sovranitetit tonë shtetëror”, ka thënë Thaçi në një postim në Facebook.

Thaçi shkruan se ai ka ftuar senatorin McCain për vizitë në Kosovë dhe shpreson se ai do ta bëjë në të ardhmen./Gazetmatro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë