Loading…
Thaçi: Tash e tri dekada Sali Berisha është argat i Slobodan Milosevicit
  • 16/05/2019 | 22:00

Thaçi: Tash e tri dekada Sali Berisha është argat i Slobodan Milosevicit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha tash e 3 dekada është dhe mbetet po i njëjti person i cili në kohën e luftës ka qenë argat i Slobodan Milosevicit, transmeton Gazeta Metro.


Berisha ka thënë se ndien keqardhje për ish-kryeministrin Berisha, madje ka zbuluar se i kanë thënë persona të ndryshëm që mos t’ia shtrijë dorën sikurse ish-presidenti Ibrahim Rugova.

“Ndjej keqardhje për pozicionin që ka marrë z. Sali Ramë Berisha /E ftoj në çdo studio që ai dëshiron, do të del i lagur nga emisioni, kemi pasur marrëdhënie të mira gjatë kohës kur isha kryeministër, ia kam shtrirë dorën, më kanë thënë edhe që nuk është dashur t’ia shtrijë dorën, presidenti Ibrahim Rugova nuk ia shtriu dorën për tetë vite radhazi. Tash e shoh vetëm si një fosil asgjë më tepër”, ka thënë Thaçi në Rubikon.

Thaçi ka thënë se Berisha vetëm po vazhdon zanatin e vetë që e ka bërë gjatë viteve 90 duke i shërbyer shteti kriminal të Serbisë.

“Atë që e ka filluar në vitet 90 e vazhdon edhe zanatin vetë”, ka thënë Thaçi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë