Loading…

Thaçi tërhiqet nga themelimi i ushtrisë, Serbia bëhet me armatim rus

  • 28/03/2017 | 23:39

Thaçi tërhiqet nga themelimi i ushtrisë, Serbia bëhet me armatim rus

Derisa iniciativa e presidentit Hashim Thaçi për formimin e ushtrisë po zbehet dita-ditës, Serbia do të ketë një flotë moderne të avionëve që do të jetë në gjendje për të mbrojtur plotësisht hapësirën e veta ajrore.


Kështu ka thënë ministri serb i Mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq, i cili ka shtuar se pos gjashtë avionëve luftarakë rusë MIG 29, Serbisë do t’i dorëzohen edhe 30 tanke T-72 tanke dhe 30 mjete luftarake BRDM 2 si dhe sisteme raketore.

“Presidenti rus (Vladimir) Putin tha se do të nënshkruajë dekretin. Ne jemi duke pritur këtë nënshkrim dhe pas tij, do të ndërmarrim hapa të mëtejshëm”, citon gazeta “blic” e Beogradit të ketë thënë Gjorgjeviq, transmeton koha.net

Ai tha se modernizimi i ushtrisë serbe është duke shkuar rrugës së drejtë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë