Loading…

Thaçi thirrje Sirisë e Rusisë t’i ndalin sulmet ndaj ushtarëve turq, pasi vdiqen 33 prej tyre

  • 28/02/2020 | 21:59

Thaçi thirrje Sirisë e Rusisë t’i ndalin sulmet ndaj ushtarëve turq, pasi vdiqen 33 prej tyre

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar për sulmin ndaj forcave ushtarake të Turqisë brenda territorit sirian, duke kërkuar që të njëjtat të ndalen menjëherë, shrkuan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Thaçi thotë se Kosova rreshtohet me aleatët e NATO’s.

“Kosova rreshtohet me aleatët e saj të NATO-s në dënimin e sulmeve ajrore ndaj ushtarëve turq pranë Idlibit, nga regjimi sirian dhe nga Rusia. Ne i bëjmë thirrje Sirisë dhe Rusisë që t’i ndalin menjëherë sulmet, dhe të lejojnë qasjen humanitare në zonë”, shkruan Thaçi.

Kujtojmë se Turqia ka humbur 33 ushtarë gjatë një sulmi ajror të forcave qeveritare siriane./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë