Loading…
Thaçi tregon a do të ketë ide të reja për marrëveshjen me Serbinë
  • 18/04/2019 | 22:36

Thaçi tregon a do të ketë ide të reja për marrëveshjen me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se gjatë takimit në Bruksel, nuk do të ketë as varrosje e as lindje të ideve të reja, lidhur me marrëveshjen Kosovë-Serbi, transmeton Gazeta Metro.


“As nuk do të ketë varrosje e as lindje të ideve të reja në Berlin, pra në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi”, tha Thaçi.

Ai ka shtuar se nuk do të varroset ideja e korigjimit të kufijve, por as nuk do të ketë ide të prezantuar nga Macron dhe Merkel.

“Pra, as nuk do të varroset ideja e korigjimit të kufijve, e as nuk do të ketë ide të prezantuar nga Macron dhe Merkel”, shtoi presidenti në Zona e Debatit.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se do të kërkon nga Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron të liberalizojnë vizat për kosovarët, ta bindin Serbinë ta njoh Kosovën dhe ta pranojë gjenocidin që ka bërë në Kosovë./gazetametro.net

Thaçi për takimin me Merkel dhe Macron: Këto janë 3 çështjet që do të bisedohen në Berlin

Më të fundit
...
  • 23/08/2019 | 19:30
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë