Loading…
Thaçi: Trump dhe Pompeo kanë garantuar se Serbia do ta njeh pavarësinë e Kosovës
  • 20/02/2019 | 10:41

Thaçi: Trump dhe Pompeo kanë garantuar se Serbia do ta njeh pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar sot se populli dhe Kosova ka mbështetjen dhe garancinë e madhe të arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë në Bruksel nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Gazeta Metro.


Thaçi ka thënë se dëshiron që njëherë e përgjithmonë Kosova ta qartësojë raportin me Serbinë, pasi ka një garancinë nga SHBA’të.

Ai ka thënë se nëse nuk arrihet një marrëveshje gjatë këtij viti pritet që Kosova të hy në zonë të rrezikshme që mund ta destabilizojë të gjithë rajonin, transmeton Gazeta Metro.

“Duam që një herë e përgjithmonë ta qartësojmë raportin tonë me Serbinë që mund të arrihet vetëm përmes dialogut që ka mbështetje të SHBA-së dhe BE-së. Ka ardhur koha që armiqësia të lihet pas. Nëse sivjet nuk arrihet marrëveshja do të hyjmë në zonë të rrezikshme që mund ta destabilizojnë gjithë rajonin”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se nga letrat e Presidentit të SHBA’së, Donald Trump dhe sekretari i tij Mike Pompeo kanë marrë garanci më të qarta se marrëveshja me Serbinë nënkupton njohje reciproke.

“Këto ditë në letrat e Trump dhe Pompeo kemi marrë garanci më të qarta se marrëveshja me Serbinë nënkupton njohjen reciproke. Nuk mund të kemi garanci më të madhe se fjalët dhe zotimi i Administratës së SHBA-së për këtë”, ka thënë Thaçi, transmeton Gazeta Metro.

RIDEA ka organizuar konferencën – Zëri i Popullit rreth “Finales së Madhe” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, aty po marrin pjesë krerë institucionalë dhe liderë të partive politike, u prezantua sondazhi që i jep përgjigje disa prej dilemave kryesore që e karakterizojnë dialogun e fazës finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë