Loading…

Thaçi udhëton prapë për në Japoni

  • 20/10/2019 | 16:24

Thaçi udhëton prapë për në Japoni

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur drejt Japonisë sot (e enjte), ku do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit Naruhito që do të mbahet më 22 tetor, shkruan Gazeta Metro.


Ceremonia zyrtare e kurorëzimit të Perandorit Naruhito bëhet gjashtë muaj pas trashëgimit të fronit nga babai i tij, Perandori Akihito, i cili ka dorëzuar trashëgimin në prill të këtij viti.

Në këtë ceremoni që do të mbahet gjatë ditës së martë, do të marrin pjesë rreth 2600 mysafirë nga e gjithë bota.

Në anën tjetër, Presidenti Thaçi do të pritet në takim zyrtar edhe nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, kurse në ceremoninë e kurorëzimit, pritet të takojë edhe përfaqësues të shteteve tjera pjesëmarrëse. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë