Loading…

Thaçi uron besimtarëve myslimanë Bajramin: Shmangni vizitat familjare akoma nuk ka kaluar rreziku i pandemisë

  • 23/05/2020 | 19:24

Thaçi uron besimtarëve myslimanë Bajramin: Shmangni vizitat familjare akoma nuk ka kaluar rreziku i pandemisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë të cilët sot kanë pasur ditën e fundit të agjërimit dhe e përfundojnë muajin e Ramazanit, transmeton Gazeta Metro.


Me urimin që agjëruesve t’u jenë pranuar sakrificat dhe lutjet, Thaçi ka uruar edhe Fitër Bajramin, festë kjo që do të shënohet nesër.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi tutje ka bërë thirrje që në këto ditë feste, të shmangen vizitat tradicionale te njëri-tjetri, meqë vetëm me disiplinë dhe kujdes të shtuar mund t’I gëzohemi shpejt edhe tejkalimit të kësaj situate të krijuar nga pandemia Covid-19.

“Besimtarët myslimanë sot e kanë ditën e fundit të agjërimit dhe e përfundojnë muajin e Ramazanit. Ky muaj i madhërishëm sivjet ishte më ndryshe për shkak të pandemisë, por ai forcoi besimin, durimin dhe disiplinën fizike e shpirtërore te çdo besimtar.

Njëkohësisht me urimin që agjëruesve t’u jenë pranuar sakrificat dhe lutjet, besimtarëve myslimanë ua uroj Fitër Bajramin, i cili është gëzim i përbashkët dhe vazhdim i bujarisë dhe bamirësisë ndërnjerëzore.

Rreziku nga pandemia ende nuk ka kaluar, prandaj u bëj thirrje që në këto ditë feste të shmangen vizitat tradicionale te njëri-tjetri, sepse vetëm disiplinë dhe kujdes të shtuar mund t’i gëzohemi së shpejti edhe tejkalimit të kësaj situate.

Paqja, solidariteti, mirëqenia dhe toleranca uroj të mbizotërojnë përherë në mesin tonë dhe kudo në botë! HTH”, ka shkruar Thaçi. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 05/06/2020 | 20:50
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë