Loading…

Thaçi uron Demaçin, e quan ikonë

  • 26/02/2017 | 19:51

Thaçi uron Demaçin, e quan ikonë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar Adem Demaçin në 81 vjetorin e lindjes së tij. Thaçi ka thënë se Demaçi për një jetë të tërë ishte ikonë për liri dhe pavarësi.


“Simboli i rezistencës sonë kombëtare, baca Adem, sot mbush 81 vjet. Një jetë të tërë ishte ikonë e të gjitha gjeneratave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, Thaçi ka thënë për Demaçin që, ndonësi i shtyrë në moshë, ai vazhdon të jetë shembull.

“Ndonëse në moshë të shtyrë, ai ende vazhdon të jetë i pathyer dhe shembull si qytetar, si shkrimtar dhe si intelektual. I dëshiroj jetë të gjatë bacës Adem!”, ka thënë i pari i vendit.

Ndryshe, Adem Demaçi që sot mbushi 81 vjet, është vlerësuar gjatë gjithë ditës për kontributin e tij për lirinë e Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë