Loading…

Thaçi vazhdon vizitat në familjet e dëshmorëve, tani në Lipjan

  • 07/07/2020 | 19:22

Thaçi vazhdon vizitat në familjet e dëshmorëve, tani në Lipjan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar vizitat e tij nëpër familjet e dëshmorëve, tani ai ka qenë në Hallaç të Vogël të Lipjanit, shkruan Gazeta Metro.


Thaçi sot ka qëndruar në familjen e heroit Ismet Asllani dhe bashkëfshatarëve të Hallaçit të Vogël në Lipjan në kujtim të 20 martirëve.

“Një kafe në mesin e familjes së heroit Ismet Asllani dhe bashkëfshatarëve të Hallaçit të Vogël të Lipjanit, në kujtim të 20 martirëve. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Presidenti i vendit ka nisur vizitat në familjet e dëshmorëve, pasi u publikua aktakuza nga Gjykata Speciale, e cila po e akuzon atë si të dyshuar për rreth 100 vrasje, asi se ende nuk është konfirmuar aktakuza.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë